PS: Ç`farë po ndodh sot në KQZ është rrjedhojë e presionit të pakicës në largim
Partia Socialiste, në një konference për mediat, nga selia rozë me anë të përfaqësuesit të saj Ilirian Celibashi, ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se po kryen veprime të cilat janë në kundërshtim me kodin zgjedhor.“Vendimet e djeshme të KQZ-së për hapjen e të gjitha kutive të votimit janë vendime tërësisht në kundërshtim me kodin zgjedhor. 4 anëtarët e KQZ-së nuk mundën që të paraqisnin një shkak për këtë vendimmarrje. Të happen të gjitha kutitë e votimit të këtyre qarqeve, kur asnjëra prej partive politike nuk e ka kërkuar këtë gjë, përbën një sjellje arrogante dhe në kundërshtim me ligjin. Sjellja e kësaj shumice në latrgim është tërësisht në kundërshtim me të gjitha largimet dhe ldeklarimet e saj në të shkuarën, në lidhje me kërkesa të ngjashme, edhe pse këto kërkesa kanë qënë të mbështetura në prova dhe fakte”, tha Celibashi.Celibashi është shprehur se asnjë përpjekje e qeverisë në ikje nuk mund të ndryshojë rezultain e zgjedhjeve të 23 Qershorit.“PS nuk ka asgjë kundër dhe mbështet çdo proçes për evidentimin e çdo parregullsie ligjore dhe dënimin e atyre që I kanë bërë këto parregullsi, por kur ky proçes zhvillohet në përputhje me ligjin zgjedhor. Ç`farë po ndodh sot në KQZ është rrjedhojë e presionit të pakicës në largim. Edhe pse nxitësit e kësaj iniciative, ashtu sikurse dhe PS, e kanë të qartë se asgjë nuk do të ndryshojë në rezultatin zgjedhor, PS e dënon dhe denoncon këtë akt të papërgjegjëshëm të KQZ-së dhe nxitësve të saj politik. E vetmja pasojë që do të vi nga kjo që po ndodh në KQZ, është kompromentimi akoma dhe më shumë i vlerave professionale dhe integriteti profesional të 4 anëtarëve të mbetur në detyrë në KQZ si dhe kompromentimi I vullnetit të shumicës qeverisëse në largim për të bërë një rotacion qeverisës të denjë për një vend europian.Është mungesë totale e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë politike ajo çfarë kjo shumicë qeverisëse në largim është duke bërë. Edhe pse asnjë vullnet tjetër, kushdo që e zotëron atë, nuk mundet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, PS do të ndjekë dhe do të zbatojë të gjithë mekanizmat ligjor dhe politik për të dënuar këto që cënon integritetin e rezultatit të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Celibashi.