DEBATET ME DYER TË MBYLLURA/ PD kërkon kohë për Paketën Fiskale, PS ia kalon Kuvendit për votim të enjten
Mbledhja e radhës e kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare është përfshirë sërish në debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve
Nga ana e saj, Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit kërkoi që nesër në seancë të mos miratohet paketa fiskale, pasi deputetëve i është dhënë vetëm 24 ore kohë për t’u njohur me të.
“Në Kuvend Paketa Fiskale ka ardhur me datë 14 dhe vetëm një ditë më parë është futur për diskutim në komisione duke i hequr mundësinë për konsultime me grupet e interesit”, thanë demokratët, por në mungesë konsensusi me mazhorancës, u vendos me forcën e kartonit që Paketa Fiskale t’i kalojë seancës nesër për votim.
Ndërkaq debate shkaktoi edhe kërkesa e PD për mocion me debat mbi situatën e krimit të organizuar në vend, ku mazhoranca kërkoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar.
Pas shumë diskutimeve u vendos që mocioni të zhvillohet më 18 dhjetor. Mazhoranca kërkoi ta lërë këtë si pikë të fundit në rendin e ditës, por PD e kundërshtoi.
DEKLARATAT NË KONFERENCËN E KRYETARËVE
Gazment Bardhi: Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare.
T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po jua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë.
Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.
Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar.
Tedi Blushi i drejtohet Taulant Ballës: Ju si ortakë të krimit dhe bandat nuk doni debatin por siguria e jetës së shqiptarëve të thjeshtë prevalon mbi interesat tuaja kriminale për të bashkëqeverisur me krimin. Atentati mafioz në aeroportin e Rinasit alarm kombëtar për deshtimin e Qeverisë në luftën kundër krimit dhe të institucioneve të sigurisë që janë gjunjëzuar para bandave.
Ditën që ministrja e Brendshme raportonte para Kuvendi pranë njëri prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare shteti u gjunjëzua para krimit. Sot 251 drejtues dhe anëtarë bandash në liri dhe kjo është konfirmuar edhe nga organet e drejtësisë.
Raportimi për masat e marra në luftën kundër krimit, në kushtet kur siguria e jetës është në nivele alarmante, është një domosdoshmeri. Nuk ka debat me thelbesor per nje Kuvend se sa per sigurine e jetes se qytetareve qe ndihen te pambrojtur nga krimi ordiner dhe ai i organizuar. Nje shumice qe udhehiqet nga parimi "pa krim nuk ka zhvillim" dhe qe sic ka denoncuar Gahler bashkepunon me bandat kriminale per te penguar rotacionin politik, nuk ka vullnet per te dhene llogari
VIDEO - PARALELISHT ME ZHVILLIMET NE KONFERENCEN E KRYETAREVE, ENO BOZDO PARASHTROI ARGUMENTET KUNDER PAKETES FISKALE NE KONFERENCE PER SHTYP NGA KRYESIA E KUVENDIT

