Kthupi: Shqipëria po rrotullohet në të njëjtin tranzicion, duhet reflektim i thellë shoqëror

Gjatë një interviste në emisionin “Drejt” në “Ora News”, avokati Rezart Kthupi theksoi nevojën urgjente për reflektim të thellë shoqëror, duke argumentuar se vendi vijon të mbetet i bllokuar në një tranzicion të pafund politik e shoqëror.

" Është një periudhë në të cilën na duhet të reflektojmë si shoqëri. Ndoshta ka ardhur koha që të fillojmë të kërkojmë më së pari tek vetja, si qytetarë, dhe pastaj si organizma jo qytetar, duke filluar nga shoqata joqeveritare deri tek partitë politike dhe të gjejmë shkaqet se pse kthehemi në mënyrë ciklike në të njëjtën fazë tranzicioni nga e cila nuk po dalim dot, për të shkuar në atë që duhet të ishte zhvillimi normal i një shoqërie bashkëkohore.

Mendoj se duhet të reflektojmë dhe reflektimin duhet ta bëjmë si shoqëri dhe jo thjesht si grupim interesash apo në bazë të atyre që janë interesat e momentit.

Duhet të ndalojmë dhe të rishikojmë se kush janë gjërat që na pengojnë, shkaqet që na çojnë gjithmonë në një cikël të vazhdueshëm konfliktesh politike dhe përfundimet që duhet të arrijmë për të pasur një zhvillim normal si të gjithë vendet e BE-së që ne aspirojmë të futemi", u shpreh Kthupi.

Ndiqni emisionin e plotë në Ora News: