Mblidhen 6 komisione parlamentare dhe Konferenca e Kryetarëve
Agjenda e Komisioneve Parlamentare ditën e sotme është mjaft e ngjeshur.
6 komisione parlamentare dhe Konferenca e Kryetarëve zhvillojnë punimet ditën e sotme.
Në rend dite janë të përfshira saeanca dëgjimore me ministra, raportime për projektbuxhetin 2026 si dhe konstituimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore.
- Vendndodhja:Salla "Pjetër Arbnori"
1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 1 – 26 dhjetor 2025.
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 1 – 19 dhjetor 2025.
3. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komisionit të përhershëm për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” pranë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
4. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillim të mocionit me debat “Për masat e marra nga Qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar”.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
- Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
3. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Shqyrtimi i projekligjit "Për buxhetin e vitit 2026" - Seancë dëgjimore me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Istitucionet e varësisë.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
- Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit, Salla Nr. 4
Seancë dëgjimore me znj.Adela Xhemali si kanditaturë e propozuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për emërimin e anëtarit të Bordit të AMF-së që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
- Vendndodhja:Salla 3 - Kryesia e Kuvendit
1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i” (Komision dhënie mendimi, Relator Ceno Klosi).
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Shqyrtim i projektligjit “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës
së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr.9781, datë 19.7.2007”.
Seancë dëgjimore me AKSIK në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Seancë dëgjimore me Gardën e Republikës në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Seancë dëgjimore me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Seancë dëgjimore me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, lidhur me grevën e minatorëve të Minierës së Bakrit, Spaç.
Komisioni Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore
- Vendndodhja:Salla Pjetër Arbnori
Komisioni i Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje me rend dite si më poshtë:
1.Koonstituimi i Komisionit të Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore.
2.Përcaktimi i numrit të ekspertëve teknikë që do të asistojnë komisionin.
3.Kërkesa për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
- Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për vullnetarizmin”
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr.9781, datë 19.7.2007”
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
• Dëgjesë e hapur publike me kandidatët e vetëofruar për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
