I përjashtuar nga PD? Avokati Indrit Sefa flet hapur nëse është ende pjesë e demokratëve
Në studion e emisionit “Drejt” ka qenë pjesë e panelit të sotëm, avokati Indrit Sefa i cili gjatë diskutimit është pyetur nëse është ende pjesë e anëtarësisë së PD-së.
Sefa ka këmbëngulur se askush nuk e përjashton nga të qenurit anëtar i PD-së.
“Unë kam qenë anëtarë i PD, jam anëtar i PD dhe do jem anëtar i PD. Diferenca ime me unifikimin e zërave brenda PD-së është së un e konsideroj PD timen dhe njerëzve të ngjashëm si unë.”- u shpreh Sefa.
Ndërkaq, avokati ka thënë më tej se ishte plotësisht kundër idesë që Partia Demokratike është e Sali Berishës.
"Unë nuk e pranoj dot që më thonë që ai e ka partinë e vetë. Nuk arrijë ta konceptojë se si një njeri i angazhuar politikisht, një njeri i arsimuar mund të thotë këtë fjali dhe mund ta mendojë realisht një qëndrim të tillë.
Unë bëj detyrën time, bëj pjesën time me angazhimin tim publik."- përfundoi Indrit Sefa.
