Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet! Do mblidhemi çdo javë…
Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur, edhe pse leja ishte marrë për 2 orë.
Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kjo protestë do të zgjasë çdo javë.
Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë folën gjithashtu deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe disa protestues.
Protesta ishte e qetë, në të cilën nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Fjala përmbyllëse e Sali Berishës:
"Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.
Kjo është foltore themelore.
Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.
Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.
Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.
Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh.
Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore."
Protestën LIVE mund ta ndiqni në faqen e Ora News:
