“Minatorët kanë mbajtur pasurinë e këtij vendi mbi supe”/ Hoti: Qeveria i ka kthyer shpinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 19:12
Deputetja demokrate, Elda Hoti ka marrë fjalën në “foltoren e qytetarëve” teksa ka ngritur zërin për problematikat e minatorëve të Bulqizës.
Ajo i cilëson ata si simbol i sakrificës shqiptare.
“Ata nuk kërkojnë lëmoshë por ata kërkojnë drejtësi.”-është shprehur Hoti.
Deputetja opozitare gjatë fjalës së saj tha se qeveria i ka kthyer shpinën minatorëve që sakrifikohen në thellësi të tokës.
"Atyre që kanë mbajtur mbi supe pasuritë e këtij vendi, atëherë ky nuk është më shteti i qytetarëve por shteti i pushtetarëve."- tha Hoti.
