Shqipëria drejt BE/ Xhaferri: Grupkapitujt kërkojnë ndryshime drastike nga shoqëria dhe politika shqiptare

Në studion e OraNews ka qenë i ftuar deputeti demokrat, Besart Xhaferri i cili pas protestës së opozitës ka dhënë komentin e tij lidhur me çeljen e grup-kapitujve të Shqipërisë për në BE.

Xhaferri është shprehur hapur se e përqafon ecurinë e Shqipërisë drejt BE por sipas tij grup-kapitujt kërkojnë ndryshime drastike nga shoqëria dhe politika shqiptare.

“Çelja e grupkapitujve përveç se çdo shqiptarë nuk ka se çfarë të thotë, ta dënojë. Ne si PD përshëndesim çdo hap që Shqipëria do bëjë drejt BE.

Por të pestë grupkapitujt kërkojnë ndryshime drastike nga shoqëria shqiptare dhe politika shqiptare për të plotësuar ato grup-kapituj. Sepse grup-kapitujt i ka hapur edhe Serbia, prej 2012 dhe nuk ka mbyllur asnjë grup-kapitull.”- u shpreh deputeti demokrat.

Ai gjithashtu ka risjellë në vëmendje se si ende nuk ka transparencë lidhur me sektorin e Bujqësisë si pjesë e grupkapitujve. Specifikisht duke përmendur se nuk kanë një përgjigje ende lidhur me fondet e IPARD.

Intervista e plotë: