VIDEO/ Oerd Bylykbashi në SPAK si kallëzues: Dhashë provat e mia për Eco-Park-un
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai u pa teksa hynte në godinën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pasi la ambientet e SPAK ai dha dhe një deklaratë për mediat.
Arsyeja e paraqitjes së tij është kallëzimi i tij lidhur me çështjen e Eco-Park-ut
"Eshtë një kallëzim i bërë që në vitin 2024 dhe që është bashkuar edhe me dosje të tjera në hetim"., theksoi Bylykbashi shkurtimisht në prononcimin e tij pë mediat.
KALLEZIMI I ECO-PARK-ut

Lidhur me Eco Parkun, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilesuar nje aferë qe është kryer me urdhër dhe firmë të Ramës, duke përmendur si provë një video të dhjetorit 2019 ku kryeministri ndodhet në kantierin e punimeve bashkë me drejtuesin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
Sipas tij, kjo është dëshmi e ndërhyrjes së paligjshme në një proces tenderimi që më pas u anulua. PD njoftoi se nesër do të dorëzojë në SPAK një shtesë kallëzimi me prova të reja mbi këtë çështje.
"SPAK, prej më shumë se një viti, ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit Tiranë, inceneratori nuk ekziston, prej gjashtë muaj përpara se të hapë procedura tenderuese për mbylljen e venddepozimit ekzistues të mbejtjeve të ngurta, ‘Eco Park’ Durrës, kontaktoi Kasanova Hernandes, për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.
Më pas, në tetor të vitit 2019, AKUM, i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2019. Pak muaj më pas, Anila Denaj, asokohe minister e financave, dërgon shkresën pranë AKUM, dhe i kërkon që të anulohe procedura pasi fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 nëntor. Anulimi i procedurës, publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor, dhe po në të njëjtën datë Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet interte të tërmetit, të depozitohen në Porto Romano dhe AKUM tashmë të hape me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e Eco Park. Në datën 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet ‘DEAMRE’ dhe ‘ VIKTORIA INVEST’.
E bëmë këtë kronologji, pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Sot, SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor 2019. Prandaj dhe kronologjia ka rëndësi.
Në këtë video Edi Rama viziton kantierin, tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjevetë tërmetit e mbi të gjitha, në video Rama komunikon me Elton Buallin, i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Rama në këtë takim me zë dhe figurë, i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se Eco Park, duhet të mbaronte në datën 1 Qershor 2021. Ditën e nesërme, do depozitojmë kallëzim shtesë për faktet e reja që inkriminojnë dhe më shumë Ramën", ka deklaruar meheret per kete ceshtje ligjvenesi demokrat Oerd Bylykbashi.
DEKLARATAT NE KOMISION ME 18 TETOR 2025
Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, teksa iu përgjigj edhe shqetësimeve të opozitës. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe Eco Parkun në Durrës.
Pyetja e Oerd Bylykbashit: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund. E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.
Përgjigja e kreut të SPAK, Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj. Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj.


