"Zgjedhjet ishin m*kabër"/ Protestuesja e re: Komunistët pa Z*t dhe fryma sorosiane po na shkatërrojnë familjen...
Në një fjalim me tone të forta, një vajzë e re ka lëshuar akuza të rënda ndaj situatës aktuale politike, ekonomike dhe morale në vend, duke theksuar se familja tradicionale shqiptare është nën një sulm të drejtpërdrejtë. Duke e cilësuar procesin e fundit zgjedhor si një "makabër zgjedhor", ajo theksoi se beteja e nisur është në një "rrugë pa kthim".
Protestuesja: Zgjedhjet ishin makabër zgjedhore, ne këtë e dimë, por ne nuk ankohemi, ne vazhdojmë akoma të paraqitemi këtu. Ne vazhdojmë akoma sepse ne i kemi hyrë një rruge pa kthim. Një rrugë e pa kthim, sepse kemi arritur aq shumë gjë së bashku, duke filluar nga çadra e lirisë, ku unë kam qenë e vogël, por mbaj mend shumë nga fytyrat tuaja. Duke vazhduar me protestat e njëpasnjëshme, nga foltorja, nga gazi, të cilën e kemi provuar gjithë ne që jemi të pranishëm këtu besoj.
E kemi parë, ekonominë nuk ka. Mjerimi është ulur këmbëkryq në sofrat e shqiptarëve. Pasuria nuk ekziston më, jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe në aspektin moral. Dhe në momentin që nuk ke moral, në momentin që shkatërrohet familja, në momentin që shqiptarët ndihen të huaj në vendin e tyre, atëherë më thoni pak, ju lutem, për çfarë jetojmë ne? Njeriu jeton për dinjitet dhe kur ky dinjitet i mohohet, është fundi. Është fundi nëse familja, e cila realizohet nëpërmjet ligjit të natyrës dhe asaj që ka krijuar Zoti, të kalojë, të kalojë në prindin një dhe prindin dy, është e tmerrshme.
Nëna dhe babai janë figurat që krijojnë familjen tradicionale shqiptare dhe këta duan ta shkërmoqin, këta duan të krijojnë një frymë sorosiane, që e shkatërron familjen, që e shkatërron Shqipërinë. Në fakt, Zotin e përmendim shpesh sepse shqiptarët janë besimtarë, myslimanë, të krishterë, nuk ka rëndësi. Dhe, siç e thashë, familja dhe Zoti janë dy nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike. Por komunistat nuk kanë Zot. Komunistat nuk kanë Zot dhe prandaj duan ligjin e barazisë gjinore. Komunistat nuk kanë Zot, prandaj shqiptarët ndihen të huaj në Shqipëri. Prandaj të gjithë duan të largohen.
Prandaj shikojmë nëna me lot në sy. Prandaj shikojmë familjarë që i kemi të shpërndarë kudo nëpër botë. Dhe ne, ne të fundit, që kemi mbetur në Shqipëri, ne vazhdojmë luftën tonë. Një luftë, e cila domosdoshmërisht do ketë shpërblim. Zoti thotë që njeriu duhet të luftojë kundër së keqes, sepse në momentin që luftojmë kundër së keqes, në momentin kur luftojmë kundër padrejtësisë, atëherë vjen dhe shpërblimi. Pas çdo vështirësie vjen dhe shpërblimi.
Protestën LIVE mund ta ndiqni në faqen e Ora News:
