Merja: Të vijojmë betejën e përbashkët për shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim armik i lirive dhe të drejtave të njeriut
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, në fjalën e saj gjatë protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë se po synon “të shpopullojë dhe të shpërbëjë familjen shqiptare”.
Merja:
Po përpiqet të shpopullojë dhe familjen shqiptare. Një përshëndetje e veçantë për profesor doktor Sali Berishën. Një përshëndetje e veçantë për presidentin Ilir Meta, i cili sot është i burgosur politik i këtij regjimi.
Ndaj unë ju inkurajoj të vijoni betejën e përbashkët për shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim armik i lirive dhe të drejtave të njeriut. Sot jemi këtu për disa gjëra shumë të rëndësishme, që na prekin ne si qytetarë të thjeshtë, që prekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Të shpërbësh familjen shqiptare është një ndër krimet më të mëdha që mund t'i ndodhë njerëzimit.
Është një ndër krimet më të mëdha që mund t'ju ndodhë shqiptarëve, sepse ne jemi shqiptarë dhe për ne familja është institucioni më i rëndësishëm. Ne njohim nënën dhe babain. Ne nuk dimë gjini të tjera. Ne nuk mund të dimë gjini të tjera, sepse kështu ne jemi rritur. Ndaj unë ju falenderoj sot të gjithëve për këtë pjesëmarrje. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe është një zë i shpresës.
Është një zë i të vërtetës dhe është një zë i lirive tona, që ne do të luftojmë çdo ditë për to. Këto protesta janë burim frymëzimi për të gjithë të rinjtë që të mos largohen, ta krijojnë të ardhmen këtu. Ne do të luftojmë për njëri-tjetrin. Do të luftojmë që ne ta krijojmë të ardhmen këtu. Do të luftojmë për familjen shqiptare, do të luftojmë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Ju faleminderit.
Protestën LIVE mund ta ndiqni në faqen e Ora News:
