FOTO/ U prit nga kryeministri i Holandës në Hagë, Rama: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 19:20
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook detaje nga takimi me shefin e qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, takim ky i zhvilluar në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë.
“Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Holandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetem deri pak vite më parë”, nënvizon Rama.
