Balla provokon protestuesit: Kaq njerëz në Shkodër i cojmë krushq në dasëm...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 19:25
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e cila po mbahet nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Balla ka ndarë një foto në rrjetin e tij Facebook, duke treguar numrin e ulët të protestuesve në shesh, foto të cilën e ka shoqëruar edhe më një shkrim.
“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Siç tha i madhi Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm Natën e mire”, shkruan Balla.
