Gjyli: Ajo që bëri PD-ja sot nuk është protestë, lidershipi duhet zëvendësuar urgjentisht
E ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, analistja Arsejda Gjyli deklaroi se lidershipi aktual i Partisë Demokratike ka dështuar në komunikimin publik dhe se protesta e sotme nuk mund të konsiderohet protestë reale, duke theksuar se nevojitet një ndryshim urgjent në krye të partisë.
"Faktikisht kjo alibi ka qëndruar që në zgjedhjet e 11 majit, ka qenë e vërtetuar që sot lidershipi i PD-së duhet të zëvendësohet dhe është një nevojë emergjente.
Në sensin e asaj që nëse do të duam që të kemi një rotacion politik ndonjëherë në vendin tonë dhe nëse do të duam që të kemi një alternativë që të zgjojë shpresë dhe jo të ndërtojë strategji për të ngritur protesta sa për të bërë protesta, siç ishte kjo e sotmja, sepse këtë të sotmen unë nuk e qujaj fare protestë.
Edhe shoqëria civile në ngritjen e kauzave të veta, mund të mblidhte më shumë njerëz sesa ishin sot nga PD-ja dhe kjo në këtë qasje, pra nëse protesta shihet si një mjet politik për të treguar që ne kemi fuqi politike, jemi akoma në këmbë, kemi ndërtuar strategji për të riafirmuar tek publiku si alternativë politike dhe nëse jemi këtu atëhere duhet marrë më shumë seriozisht.
Sot mendoj se Partisë Demokratike i ka dështuar komunikimi publik", u shpreh Gjyli.
Ndiqni emisionin e plotë në Ora News:
