Gazetari Malësia: Nëse nuk gjendet një alternativë që të tejkalojë Berishën,ka për të mbetur ai në krye të PD-së.

Në OraNews në emisionin “Drejt”, gazetari Xhoi Malësia ka folur lidhur Partisë Demokratike dhe se si është udhëhequr nga Sali Berisha që nga themelimi i saj dhe deri më sot.

Sipas tij, ai e argumenton se Berisha në momentin që nuk ka një kundërshtarë që ta “rrëzojë” nuk ka se si të mos jetë ai lideri i PD.

“Defekti ka qenë që një politikanë të kombinonte disa faktorë brenda PD bashkë. Psh që të bënte bashkë, moshatarë ose persona me pikë pamje të ngjashme në raport me lidershipin e partisë.

Të energjizonte turmat.”- ka argumentuar Malësia.

Në momentin që nuk gjendet një alternativë që të tejkalojë Berishën, ka për të mbetur ai në krye të PD-së.