"Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin", Berisha: Na kanë rrethuar me policë si në diktaturë, por ikin si minjtë...

Kryedemokrati Sali Berisha në foltoren e protestës para Kryeministrisë u shpreh se foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën dhe e ktheu në forcë sovrane të shqiptarëve, duke shtuar se tani ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ai paralajmëroi se, ashtu si me Erion Velinë dhe Lali Vjedhësin, “edhe të tjerët do t’i nisim aty ku e ka vendin”.

"Nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë vendosmëria për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me SKAP e partisë, me dhunë terror, pazare. Po idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut, e shoqërisë, asgjë nuk i reziston, ndaj dhe ju ftoj në këtë mision, të vazhdojmë betejën tonë, si misionar. Ja ku jemi, gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin. Po.

Ai ishte te bashkia, këtë që kemi këtu Lubinë me Edi Ramën do i nisim te Eiron Veliaj. Merr jo kaq, se e ka mbush atje, janë nja 500 policë, në anën tjetër 500 të tjerë. Ky është fundi i regjimit, edhe në diktatorë kështu bënin na rrethonin me policë me ushtare. Ikën si minjtë. Edhe këta nuk kanë shpresa."

Protestën LIVE mund ta ndiqni në faqen e Ora News: