FOTOLAJM/ Protestë para Kryeministrisë, pankarta kundër qeverisë dhe ligjit për barazinë gjinore: Një komb dy gjini! Vrima e...

Në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, mbështetësit shfaqën një sërë pankartash me mesazhe të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe figurave të saj.

Tubimi u mbajt pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Mes pankartave më të spikatura, protestuesit shënjestronin kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku përmes epiteteve të ashpra të përdorura në protestë.

Një pjesë e konsiderueshme e pankartave i referohej gjithashtu ligjit për barazinë gjinore, i cili u miratua së fundmi në Kuvend pa diskutim. Protestuesit mbanin mesazhe që shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj këtij ligji, duke përmendur slogane si “Një komb, dy gjini”, “PK–PPSH–PS: tre emra, tre gjini”, "Vrima e Llogarasë pjell 50 mil" dhe të tjera kundërshtuese ndaj nismës.

Protestën LIVE mund ta ndiqni në faqen e Ora News: