Itali, sekuestrohet 1 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria, arrestohen 4 shqiptarë, 2 të tjerë në kërkim

Mbi një ton marijuanë është sekuestruar në brigjet italiane, ndërsa janë vënë në pranga katër shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.Marijuana ishte në bordin ë një motoskafi, e ndarë në 37 çanta dhe gjithsej peshonte 1104 kg.Motoskafi u pikas rreth orës 23:00 të mbrëmjes se djeshme nga një avion islandez gjatë operacionit ndërkombëtar "Aeneas 2013", promovuar nga agjencia europiane, Frontex, në veri të Otrantos.Motoskafi u mbajt nën kontroll deri në breg, ku skafistët nisën të shkarkonin çantat më marijuanë. Në momentin që skafi po largohej, avioni dhe një roje bregdetare kishin dërguar në zonë një anije që u vu në ndjekje të skafit të shqiptarëve.Të kapur në befasi, skafistët ndryshuan drejtim, duke u larguar me shpejtësi të madhe drejt bregut salentin për ta braktisur më pas motoskafin dhe për të ikur në këmbë.Patrullat e seksionit detar bashkë me ushtarakë të tjerë të policisë financiare të Otrantos sekuestruan 1104 kg marijuanë me vlerë 8 milionë euro dhe arrestuan një 16 vjeçar shqiptar që ishte lënë për të ruajtur çantat me drogë.Më pas u vunë në pranga dhe 3 shqiptarët e tjerë të moshës 25-40 vjeç, që mësohet se janë nga Vlora por nuk jepen emrat e tyre. Policia italiane vijon hetimet për të zbuluar se kush ishin pritësit e sasisë së madhe të marijuanës dhe për të vënë në pranga antarë të tjerë të rrjetit të trafikut të drogës.Personat e arrestuarVideo