Rama në Itali, takime për integrimin e Shqipërisë dhe rritjen e investimeve
Kur i duhet edhe më shumë se 2 muaj deri në ditën kur do të drejtojë qeverinë e re, kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka nisur takimet për të forcuar mbështetjen e vendeve europiane për integrimin e Shqipërisë por edhe për rritjen e investimeve në vendin tonë.Kryeministri i ardhshëm, zhvilloi një vizite njëditore në kryeqytetin Italian, Romë ku u takua me disa nga përfaqësuesit më të lartë shtetërore. Axhenda nisi me një takim me Kryeministrit Italian Enriko Letta ku temë kruesore e bisedës ishin forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane në Shqipëri si edhe mbështetja që vendi fqinj do i japë kërkesës së Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian.Pas takimit me kreun e ekzekutivit italian Letta, Kryeministri i zgjedhur pati një takim të veçantë me Ministren e Jashtme Bonino."Jam shumë e kënaqur që pata këtë mundësi të shoh mikun tim Edi Rama në këtë detryë të re. Njihemi në ulje ngritjet e politikës prej shumë vitesh dhe besoj që së bashku mund të vendosim themelet e një fillimi të ri, një fillimi të ri jo të miqësisë mes vendeve tona, por një fillim të ri mendoj për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt Europës. E, besoj ndihma se Italisë mund të jetë vërtetë frytdhënëse, si për ne ashtu edhe për shqiptarët. Një rinisje e vërtetë për ne në një rrugë të vështirë, po me shumë shpresa " theksoi Ministrja e Italisë, Emma Bonino.
Kreu i PS u takua edhe me ish-Kryeministrin D'Alema i cili e kosideroi fitoren e socialistëve si një kthesë të madhe që e afron Shqipërinë me Europën dhe që hap një perspektivë mjaft më të përshpejtuar në bashkëpunim edhe me Italinë."Jemi shumë të nderuar që Kryeministri i ri i Shqipërisë në pritje të marrjes së detyrës së tij ka vendosur për të bërë këtu udhëtimin e tij të parë të rëndësishëm jashtë kufijve. Këtu, për të takuar miq. Miq, të cilët prej shumë vitesh kanë pasur fatin të punojnë me të, me Shqipërinë dhe që përshëndesin suksesin elektoral të Edi Ramës dhe të socialistëve si një kthesë të madhe që e afron Shqipërinë me Europën dhe që hap një perspektivë mjaft më të përshpejtuar në bashkëpunim edhe me Italinë” ka theksuar ish- kryeministri dhe President i Fondacioni "Italiani Europei" Massimo D'Alema.“Fonacioni italian Europei është një stacion i pashmangshëm për mua, për ne, socialistët shqiptarë ku gjejmë gjithmonë derën e hapur dhe dy miq të mëdhenj të Shqipërisë Masimo D'Alemën dhe Giuliano Amaton me të cilët kemi folur për të ardhmen, për ndihmën që kërkojmë, për eksperiencën që mund të na vënë në dispozicion dhe për burimet njerëzore të paçmueshme që mund të gjejmë falë tyre në mënyrë që jo thjesht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë të shkojnë një hap më tutje por që qeverisja jonë, që politikat tona, që sidomos hapja e një perspektive të re për investimet italiane në Shqipëri të kthehen brenda katër viteve të ardhshme në një realitet të ri shqiptar" është shprehur Rama.Kryeministri i ardhshëm u takua edhe me ish kryeminsitria Silvio Berlsukoni dhe Guliano Amato."Pata kënaqësinë e madhe të pres këtu kryeministrin që e admiroj prej kohësh, duke pasur mundësi ta njoh që në të kaluarën. Jam i sigurt që do sjellë për Shqipërinë një frymë të re .Në këtë bisedë kemi vendosur mundësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejt. Tashmë, do nisim të procedojmë në mënyrë të tillë që të bëhen konkrete dhe që të mund të amplifikohen vërtetë këto raporte bashkëpunimi dhe miqësie " ka theksuar ish Kryeministri, Berlusconi."Kapaciteti i tij i madh, kultura e tij inovative më në fund është në shërbim të të gjithë vendit, dhe është përfaqësuese e të gjithë forcave politike reformatore shqiptare. Kjo është e ardhmja, dhe e ardhmja është Edi Rama" theksoi ish-Kryeministri, Giuliano Amato.