Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së takohen me Ilir Beqjan
Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore janë takuar sot me Sekretarin për programin në Partinë Socialiste Ilir Beqja.Në një prononcim për mediat, Beqja ka deklaruar se takimi ishte i natyrës teknike dhe ka të bëjë me punën që pritet të zhvillohet gjatë muajve tetor-nëntor.Sipas tij, ky takim ishte kërkuar nga vetë përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore.Ekspertët e institucioneve më të rëndësishme financiare të cilët ndodhen në Shqipëri prej dy ditësh janë takuar më herët me ministrin e financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bashkisë së Shqipërisë Ardian Fullani.Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, më kërkesën e institucioneve shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) do të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP).Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej. Vlerësimi i fundit i FSAP-së për Shqipërinë është kryer në vitin 2005, dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm.