Arrest me burg për vrasësin e gruas, Ilirian Canit i jepet në spital masa e sigurisë

Si rrallë herë Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë një masë siguri në ambjentet e një spitali. Dhuna ndaj gruas ditët e fundit ka bërë që gjykata të zhvendosen edhe në vende të tilla.Kjo gjykatë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg nga Spitali Ushtarak për Ilirjan Cani personi i cili akuzohet se vrau gruan e tij Alketa Cani pasditen e të hënës,në kryeqytet.Cani është njohur me masën e tij nga reaminicioni i këtij spitali për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore,pasi ai tentoi të vrasë edhe vetën ditën e krimit,duke mbetur i plagosur rëndë. Seanca është improvizuar në reanimacion, ku nuk mungonin gjykatësi, prokurori dhe avokati kurse 39-vjeçari po lufton me vdekjen.Ndërsa mësohet se Cani ka qënë i vetëdijshëm në momentin e njohjes së masës së sigurisë duke dëgjuar kërkesën e prokurorit Anton Martini dhe vendimin e gjykatësit Ardit Mustafa. Ka qënë një seancë e shkurtër vetëm 10 minuta, i kanë mjaftuar autoriteteve për ti komunikuar vendimin.Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në zonën e Kodrës së Priftit ku Ilirjan Cani në gjendje të dehur qëlloi me breshëri mbi nënën e fëmijve të tij dhe me pas me të njëjtën armë mbi veten. Çifti Cani ka lënë pas dy djem 13 dhe 3 vjec, fati të cilevë pritet të vendoset në ditët në vijim,duke qënë se nuk është vendosur ende për kujdestarinë e tyre.