Këshilli i Prokurorisë përzgjedh kandidaturat për krerët e disa prokurorive
Këshilli i Prokurorisë ka përzgjedhur kandidaturat që do t’i propozohen Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Në përfundim të mbledhjes, e cila u hap sot nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Këshilli i Prokurorisë, i cili është organ konsultativ i drejtuesit të institucionit, shqyrtoi 19 kandidatura për 5 vende drejtuesish.Në përfundim, Këshilli i Prokurorisë i përbërë nga shtatë anëtarë, i përcolli Prokurorit të Përgjithshëm vendimin e tij, si më poshtë:Për Prokurorinë e Tiranës kandiduan 5 prokurorë, për të cilët u votua:Petrit Fusha 3 votaFerdinand Elezi 3 votaAdnan Kosova 1 votëPër Prokurorinë e Durrësit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:Besnik Hajdarmataj 5 votaJulian Xhengo 2 votaPër Prokurorinë e Fierit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:Ardian Ylli 6 votaArjan Ndoja 1 votëPër Prokurorinë e Shkodrës kandiduan 2 prokurorë, për të cilët u votua:Besnik Cani* 6 votaTom Deda 0 votë* Besnik Cani është aktualisht anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe u largua nga salla në momentin e votimit për drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:Eugen Beci 5 votaFerdinand Elezi 2 votaBrenda pak ditëve, Prokurori i Përgjithshëm do të shqyrtojë propozimet e Këshillit të Prokurorisë dhe do të vendosë për emrat që do të emërohen si drejtues në këto prokurori.Bazuar në nenin 10 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Prokurorisë “kryen funksione këshillimore, në ndihmë të Prokurorit të Përgjithshëm, si edhe...i jep mendime për kandidaturat për drejtues të prokurorive...”.Në nenin 8, pika “ç”, ligji i ngarkon Prokurorit të Përgjithshëm kompetencën për caktimin e drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe procedurave, të përcaktuara në ligj”.