Shtyhet për në 25 korrik gjyqi për 21 janarin, jep dorëheqjen gjyqtari

Gjykata e Apelit ka shtyrë  për në 25 korrik, në orën 10:00 seancën gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit. Vendimi për shtyrjen u bë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani.

Seanca e parë gjyqësore në Apel për të akuzuarit për vrasjet e demonstruesve në 21 Janar ka zgjatur fare pak ndërsa në sallë mungonin edhe dy të akuzuarit Agim Llupo dhe Ndrea Prendi. Ky i fundit kishte paraqitur një deklaratë ku thuhet se do të përfaqësohej nga avokati i tij Genci Gjokutaj.Që në fillim të seancës avokati Gjokutaj kërkoi largimin e dy anëtarëve të trupit gjykues Agron Papajani dhe Fatos Qato me arsyetimin se kanë konflikt interesi. Sipas tij, Papajani nuk mund të gjykojë këtë çështje pasi ka qënë edhe në seancën gjyqësori kur ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi iu dha masa e sigurisë ndërsa Fatos Qato është bashkëshorti i anëtares së PS-së Merita Qato e cila është edhe një nga organizatoret e 21 janarit.Menjëherë pas kërkesës së avokatit Gjokutaj, gjykatësi Papajani dha dorëheqjen nga gjykimi i çështje duke çuar kështu edhe në shtyrjen e seancës gjyqësore.Avokatët e familjarëve të viktimave kërkojnë dëmshpërblim