Bogdani: Hapja e kutive të Lezhës tregoi manipulimet e Edi Ramës
Partia Demokratike akuzon kreun e Partisë Socialiste Edi Rama për manipulim të votave në qarkun e Lezhës.Deputeti i PD-së Gerti Bogdani u shpreh në një konferencë për shtyp se hapja e 10 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës tregoi manipulimin që është bërë nga PS-ja me votat."Shqyrtimi dhe hapja e 10 qendrave të votimit të Lezhës dhe numërimi i tyre nxorrën fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të bazuar mbi drogën, krimin dhe prostitucionin. Edi Rama dhe banda e tij pasi zhduku tabelat origjinale të qendrave të votimit dorëzoi tabelat e falsifikimit në KQZ” theksoi Bogdani.Më tej, Bogani theksoi se pavarësisht se PD-ja me një akt përgjegjshmërie ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të diktuara nga mashtrimet e Edi Ramës, ajo nuk do të pranojë asnjë rezultat të fituar nga vrasësit dhe trafikantët e Edi Ramës.