Kampusi Universitar, Kule: Është marrë leja, gati të nisë puna

Brenda këtij viti pritet të nisë ndërtimi i Kampusit Universiatr të Tiranës. Rektori i këtij universiteti Dhori Kule deklaroi se tashmë është marrë leja për ndërtimin e kampusit i cili do të jetë një zgjidhje  përfundimtare për problemet infrastruktuturore.Numri një i universitetit të Tiranës ndër të tjera kërkoi mbështetje edhe nga qeveria e re për realizimin e këtij projëkti mjaft madhështor.Ky projekt pritet të realizohet brenda tre vitesh, me një kosto investimi prej rreth 23 milionë eurosh dhe parashikon mjedise studimi për mbi 12 mijë studentë të rinj.Kjo ndërtesë do të jetë e nivelit dhe formatit cilësor ndërkombëtar Lidhur me financimin e këtij projekti, vetë Universiteti i Tiranës do të kontribuojë me të ardhurat e vetë UT por ndërkohë, mendohet se do të shfrytëzohet edhe një bashkëpunim i mundshëm me donatorë për realizimin e këtij projekti.