Rama në BBC: Drejtësi për 21 janarin, luftë korrupsionit
I qetë, përballë një interviste “Hard Talk” në BBC, në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur të shqiptarëve, Edi Rama rrëfeu qëndrimin e tij për çështje që nisnin nga ngjarja e 21 Janarit deri tek qeverisja e re e së majtës."Korrupsioni është diçka që duhet luftuar dhe mund të luftohet. Ne kemi njerëz në menaxhim ku ka shumë korrupsion. Besoj se ne do arrijmë të transformojmë gjithë sistemin. Ka shumë histori të sukseshme që mund të tregojnë se korrupsioni është i luftueshëm; padyshim që kjo do reforma të qarta e të plotë të cilat ne i kemi gati. Ne kemi një program special për bankat dhe stabilitetin e sektorit financiar. Ky program mendoj se do të na ndihmojë shumë në përmirësimin e buxhetit po duhet të shikojmë se cili është realiteti në sektorin financiar. Ne duhet të luftojmë korrupsionin dhe lufta ndaj tij do na ndihmojë në sistemin financiar. Programi ynë është i aplikueshëm. Këto janë gjëra që janë thënë. Luftimi i korrupsionit do na sjellë më shumë investime. Prandaj ne duhet të gjëjmë rrugën e duhur për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Kemi filluar të diskutojmë sesi mund të ndihmojmë qytetarët, sesi mund të qeverisim dhe kemi disa prioritete”.Duke iu përgjigjur gazetares, Sara Montague, kryesocioalisti Edi Rama e defiçoi të tëmerrshëm vendimin për 21 Janarin, ku u shuan 4 opozitarë dhe përgjegjës bëri vetëm një, kryeministrin aktual, Sali Berisha.Rama: Gjykim të drejtë për 21 Janarin“Unë kam besuar tek ndryshimi në këtë vend dhe një nga arsyet që ne ndjekim tërë këtë proçes është për të dhënë një vendim të drejtë për të gjithë ata që janë përgjegjës për 21 janarin. Unë besoj fort se ka korrupsion, ka një sistem të korruptuar, por lufta kundër tij mund të bëhet menjë sistem më të moderuar” theksoi Rama.23 Qershori, sipas kryesocialistit, ishte një test i kaluar që duhet të sjellë marrjen e statusit të kandidatit.“Jemi në rrugë të mbarë drejt BE dhe zgjedhjet e 23 qershorit ishin një shtysë. Zgjedhjet ishin të mira dhe mendoj se pas testit të 23 qershorit KE mund të në japë përgjigje pozitive. Besoj se në dhjetor ose vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit në BE” u shpreh Rama.Për kreun e ardhshëm të kabinetit qeveritar, e majta ka përballë luftën ndaj korrupsionit, prandaj vendin e presin një varg reformash.“Jo nuk e besoj këtë, ka njerëz të vlefshëm edhe brenda këtij sistemi të prishur. Nuk do të shpikim ndonjë gjë, por do të ndjekim historitë e suksesit të vende të tjera., të çilat kanë treguar se korrupsioni mund të mposhtet. Kemi nevojë për reforma të thella dhe vullnet, ne i kemi të gjitha” theksoi Rama.I bindur, se intervista do të kishte një audiencë të gjerë, kryesocialisti Edi Rama u kujdes të promovonte Shqipërinë si një vend i vogël e shumë tërheqës .