Fier, gruaja plagos burrin me thikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier ku gruaja ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vajkan të Fierit ku një 23-vjeçarja Arlinda Asllani ka qëlluar me thikë burrin e saj Besnik Asllani 32 vjeç pas një konflikti me këtë të fundit.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.Ndërkohë policia ka bërë të mundur ndalimin e 23-vjeçares dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.