Zjarrvënie e qëllimshme, tre persona në pranga në Himarë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, ndërsa një tjetri ka nisur procedimi penal për zjarrëvënie të qëllimshme.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar në Himarë shtetasit Besnik Kaca, Gentian Alliu dhe Besmir Moli, i kanë vënë zjarrin 20 rrënjëve ullinj.Gjithashtu policia e Vlorës ka nisur procedim penal për Niko Dumën, pasi ka i ka vënë flakën kullotës së tij me një sipërfaqe rreth 200 metra.Ndërkohë policia e Vlorës thekson se po harton një plan masash të gjera në bashkëpunim me komunat, zjarrfikëset dhe agjencitë ligjzbatuese për të parandaluar zjarret.Sipas policisë nuk do të tolerohet askush për zjarrvënie, qoftë aksidentale apo e qëllimshme në tokën e tij.