Infarkt zyrtarit të ministrisë së mbrojtjes, transportohet nga Saranda me helikopter

Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes është transportuar nga Saranda drejt Tiranës pasi ka pësuar një infrakt në plazh.Gjergji Pihoni, me detyrë jurist në ministrinë e mbrojtjes është ndiher keq teksa ishte duke pushuar në bregdetin e Sarandës.Është dashur ndërhyrja e ministrisë së mbrojtjes për ta transportuar 50-vjeçarin drejt kryeqytetit ku do t`i kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme.Sipas informacioneve më të fundit gjendja shëndetësore e tij është e rëndë dhe ai është transportuar drejt një spitali privat në kryeqytet.