Vrasjet e ditëve të fundit, protestë kundër dhunës ndaj grave

"Ndal dhunën ndaj gruas". Nën këtë moto është zhvilluar sot në mesditë një protestë përpara ministrisë së Drejtësisë. Protesta është organizuar nga një grup të rinjsh në Tiranë.Protestuesit janë lyer me bojë të kuqe si simbol i gjakut të grave të dhunuara dhe të vrara.Organizatorët kanë theksuar se protesta zhvillohet duke marrë shkak nga krimet ndaj grave të shënuara gjatë ditëve të fundit."Kjo është një protestë jo vetëm kundër dhunës ndaj grave por edhe kundër mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë", kanë theksuar organizatorët e prostestësKy është reagimi i parë i shoqërisë civile pas ngjarjeve tronditëse që janë shënuar gjatë javëvë të fundit në vend.