Vrasja në familje e ndryshimet në kod, ekspertët: Herët për të folur për efektet e tyre
Vala e krimit që ka përfshirë vendin javën e fundit ka ngritur debatin se a po funksionon siç duhet kodi penal i Shqipërisë pas ndryshimeve të bëra me aq bujë nga Parlamenti shqiptar.Mes këtij debati profesori i fakultet juridik në Tiranë Skerdian Kurti u shpreh se është shumë herët për të gjykuar kodin dhe i cilëson ndryshimet e bëra si të nevojshme.Sa i përket kodit aktual dhe ndërhyrjeve që mund ti bëhen përsëri atij Kurti i shikon me skepticizëm. Ai sqaron se ndryshimet e shpeshta nuk janë të dobishme. Ndërsa hedh idenë e një kodi të ri penal që i përshtatet shoqërisë shqiptare.Ngjarjet e fundit ku mbetën të vrara tre gra, Kurti nuk i sheh vetëm si pasojë e kodit penal, por një mosfunsionim hallkash të sistemit.Sipas tij gjykata dhe prokuroria duhet ti çojnë hetimet deri në fund dhe të kërkojnë dhe japin maksimumin e dënimeve.