Napolitano mesazh Nishanit: Do të vizitoj Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano ka pranuar ftesën e homologut të tij shqiptar Bujar Nishani për të vizituar Shqipërinë. Konfirmimi ka ardhur nëpërmjet një mesazhi, që Presidenti Napolitano i ka dërguar kreut të Shtetit shqiptar në përgjigje të urimeve të tij me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të shtetit italian.Në këtë mesazh Napolitano shpreh kënaqësinë e marrjes së ftesës së përzemërt nga ana e Presidentit Nishani për të vizituar Shqipërinë, dhe konfirmon vizitën në Shqipëri.“I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë. Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”.- thekson në mesazhin e tij Napolitano.