Tiranë, Task-Forca procedim penal 3 zyrtarëve të komunës Bërzhitë

Task Forca e Tiranës dërgon për gjykim tre anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në komunën Bërzhitë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.Kallëzimi për tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertavenë komunën Bërzhitë B.Zeqiri, R.Adija dhe Y. Llupa  është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.Sipas prokurorisë bëhet fjalë për përjashtim nga tenderi në mënyrë të padrejtë të një kompanie dhe shpalljen fitues të një kompanie, e cila ka dhënë vlerë më të lartë se shoqëria e përjashtuar.Konkretisht te pandehurit  me urdhërin e brendshëm nr.9 datë 10.02.2011, të Autoritetit Kontraktor Komuna Bërzhitë, janë  caktuar në Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit të tenderit të hapur me objekt “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Dobresh”, me fond limit 10.929.083 Lekë pa TVSH, shtetasi R. Abdija është caktuar kryetar dhe shtetasit  Y. Llupa dhe B. Zeqiri  anëtar. Ky tender është zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor Komuna Bërzhitë në datën 07.,03.2011, ora 18:00 në bazë të urdhërit të prokurimit datë 03.02.2011.Keta shtetas si anëtare e KVO-së në tenderin në fjalë kanë skualifikuar një shoqëri me argumentin se kjo shoqëri nuk plotësonte kriteret kualifikuese, pasi nuk kishte paraqitur listë-pagesat dhe nuk dispononte mjetin fadrom.Nga këqyrja dhe marrja e dokumenteve të ofertës së shoqërisë pranë Komunës Bërzhitë rezulton se nga kjo shoqëri janë dorëzuar një sërë vërtetimesh  të lëshuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, të cilat plotësojnë kriterin kualifikues sipas dokumenteve standarde, i cili thotë: “Kandidati ofertuesi duhet të paraqes një dëshmi nga administrata tatimore për një punësim mesatar prej 10 punonjësish për vitin 2010, për periudhën janar-dhjetor”.Sipas prokurorisë shoqëria skualifikuar ka paraqitur ofertën ekonomike më të ulët dhe konkretisht në vlerën 9.292.710 Lekë pa TVSH, ndërkohë që shoqëria e klasifikuar në vend të parë nga KVO-ja, ka paraqitur ofertën në vlerën totale 9.480.398 Lekë pa TVSH, duke sjellë një dëm ekonomik që rrjedh nga diferenca e dy ofertave të dy shoqërive në fjalë.