Rama sot në Itali, takim me kryeministrin Enriko Leta
Kryeministri i ardhshëm dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të jetë sot në Romë, ku do të takohet me kryeministrin italian, Enrico Letta. Po ashtu, Rama do të pritet në një takim të veçantë edhe nga ministrja e Jashtme të Italisë, Emma Bonino.Mësohet se axhenda e qendrimit të Ramës në kryeqytetitn Italian do të nisë me pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni i Massimo D'Alema-s "Italiani-europei" (Italianë europianë).Një ditë më para kryeministri i ardhshëm ishte në Londër ku mori mbështetjen e ish-kryeminsitrit britanik Toni Bler për qeverisjen e re të së majtës.Vizita e Ramës në Londër u mbyll me pjesëmarrjen e tij në televizionin shtetëror BBC ku ishte i ftuar në emisionin e mirënjohyr Hard Talk e drejtuar nga gazetarja Sara Montague.