Rritja e dhunës në familje, PS: Duhet kod i ri penal, ashpërsim dënimi
Edhe pse PS bashkoi votat me PD në Marsin e vitit të kaluar, për të votuar ndryshimet në kodin penal, socialistët këmbëngulin në nevojën e një kodi të ri penal, për të përballuar situatën kriminale në vend.Duke e cilësuar të gabuar politikën penale, deputetja Vasilika Hysi thotë se kodi i ri duhet të përmbajë ndryshime drastike, veçanërisht për dhunën në familje.Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, deputetja Hysi kërkon më shumë transparencë mbi zbatimin e ligjit të mbikqyrjes elektronike.Ndryshimet në kodin penal, vitin e kaluar ashpërsuan ndjeshëm legjislacionin lidhur me fenomenin e dhunës në familje, ndaj grave dhe fëmijëve. Rrahja apo çfarëdo vepër dhune në familje, aktualisht dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite heqje lirie, por rastet e ditëve të fundit, që i kanë marrë jetën 3 grave për shkak të dhunës nga bashkëshortët, ndoshta dëshmojnë se ky legjislacion nuk mjafton.