Ilir Beqja: Programi qeverisës bazohet në propozime të PS dhe LSI
Ndarja e mandatit të deputetit nga ai i ministrit duket se nuk ka mirëkuptimin e plotë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste.Sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, në intervistrën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, deklaroi se ai është pjesë e grupit që përkrahin vendimin e kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama, që kush merr një post ministri duhet të lerë mandatin e deputetit, por la të kuptohet se jo i gjithë grupi ështe dakord me këtë propozim.Në lidhje me emrat e kabinetit të ri qeverisës, Beqja pranoi se ka diksutime por është ende herët për të four për këtë temë. Gjithsesi ai do të ishte i gatshëm të linte mandatin e deputetit për tu bërë pjesë e qeverisë së re.“Mendoj se është shpejt, për sa kohë nuk ka një ftesë nga kryeministri për tu bërë pjesë e kabinetit dhe është një gjë që do të diskutohet konkretisht kur ti vijë moment. Në parim unë jam pjesë e grupit parlamentar i cili është bashkuar me këtë vendim apo ide që do të ketë kryeministri për formimin e qeverisë”, u shpreh Beqja.Beqja deklaroi se do të bëhet auditimi ndërkombëtar i financave, pasi transparenca e treguesve fiskal është detyrimi minimal i qeverisë së re.“Jemi të vetëdijshëm që nuk e njohim të keqen në detaje, në kapilaritet, sepse nuk mund ta njohësh duke mos qënë në zyrë dhe në mungesën e plotë të transparencës dhe të informacionit. Është detyrë e qeverisë sonë ta bëjë këtë transparencë. Në bërjen e transparencës jemi angazhuar të shfrytëzojmë edhe kompani private të specializuara që janë marrë me auditin në aspekte të ndryshme. Sigurisht në funksion të kërkesës dhe detyrës që do të jepët nga qeveria”, tha Ilir Beqja.Programi i 300 ditëve të para të qeverisjes PS-LSI, ka në fokus të tij nevojën për të vendosur stabilitein ekonomik , ka theksuar në “Ora News” Ilir Beqja.