Vrau bashkëshorten, Gjykata jep masën “burg pa afat” për Marjan Lleshin
Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për shtetasin Marjan Lleshi, 44 vjeç, i cili ekzekutoi me thikë dy ditë më parë bashkëshorten e tij, Valbona Lleshi, 27 vjeç.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të ditës së Hënë në Fushë-Mamurras të rrethit të Krujës.Avokati i Lleshit në seancën e sotme në gjykatën e Krujës, ka kërkuar të kryhet vizitë për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, pasi ai pretendon se Marjan Lleshi shfaq shenja të rënda depresioni.Sipas Policisë sëKrujës, rreth orës 10:30, Marjan Lleshi, 44 vjeç, ka debatuar ashpër në banesë me gruan e tij, Valbona Lleshi. Pas rreth 30 minutash ofendime e debate, i zoti i shtëpisë ka nxjerrë dhunshëm nga banesa duke i qëlluar me shkop dy fëmijët e tij të mitur. Ai është futur në banesë dhe pasi iu mbylli derën të miturve, ka nisur të godasë po me shkop të shoqen në trup dhe në kokë.As lutjet e Valbonës dhe as ulërimat e fëmijëve jashtë derës nuk e ndalën dhunën, derisa ai i mori jetën bashkëshortes duke e qëlluar edhe me thikën e bukës. Pas krimit, Marjan Lleshi është mbyllur në shtëpi dhe e ka pritur policinë brenda.