Wollfarth apel politikës: Votoni tre ligjet e kërkuara

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i është bashkangjitur apelit të djeshëm të absadorit të BE-së Ettore  Sequi dhe ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu që klasa politike të miratojë sot ligjet e kërkuara nga Brukseli.“Kjo do të jëtë një zhgënjim për qytetarët shqiptarët sepse ne e dimë që intergrimi në BE është një qëllim i përbashkët. Shpresoj që reformat të vazhdojnë dhe ka një listë të gjatë reformash që duhen bërë sepse viti në vazhdim është një vit i rëndësishëm dhe jemi duke pritur zgjedhjet parlamentare. Komisioni Europian ka vendosur këto 3 ligje si kushte për integrimin dhe unë jam dakort që kjo situatë të zgjidhet duke shpresuar që çdo gjë të bëhet në kohën e duhur”  tha wollfarth.Për debatet mbi qarkun e Fierit, ambasadori wollfarth e quan një çështje lokale por që ka rëndësi ndërkombëtare dhe që kërkon zgjidhje."Kjo është një çështje lokale por është një vendim që ka rëndësi ndërkombëtare dhe ky vendim duhet të merret sot” shtoi ambasadori.Ambasadori Wollfarth  i ka bërë këtë deklaratë  pasi ka vizituar një qëndër rome ku prezenca e OSBE-së po mbështet disa familje të këtij komuniteti duke i ofruar kurse rrobaqepësie 15 grave. Në anën tjetër prezenca e OSBE-së po asiston në regjistrimin e këtij komuniteti në gjendjen civile.