PE: Palët në Shqipëri të arrijnë konsensus për reformat
Parlamenti Europian i ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri të arrijnë konsensus për të përmbushur reformat e kërkuara për integrimin.Europarlamentari Eduard Kukan, njëkohësisht dhe kreu i delegacionit të PE, për Evropën Juglindore u shpreh se ka nevojë për prova nga pala shqiptare për të kapërcyer skepticizmin e tij. Kukan nuk harroi të vlerësojë edhe rëndësinë që do të kenë zgjedhjet e ardhshme dhe ajo çfarë do të ndodhë më pas."Kam nevojë për më shumë prova konkrete që të ndihmojë në kapërcimin e skepticizmit tim ndaj situatës në Shqipëri. Do të ishte e rëndësishme për Shqipërinë se si do të menaxhojë këto zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe si do të kryhen këto zgjedhje, dhe si do të jetë ajo çka do të pasojë pas këtyre zgjedhjeve", është shprehur Kukan.Ai ka kërkuar që të shtohen dy amendamente ajo për hetimet e 21 janarit dhe për ish të burgosurit politik."Këto ngjarje duhet të hetohen në mënyrë të pavarur, të besueshëm dhe të duhur. DUHET të reflektohet sa më mirë kjo situatë", theksoi Kukan.Ndërkohë europarlamentari Nikolaos Chountis tha se klima politike në Shqipëri ka shumë problematike dhe sipas tij tre ligjet duhet të miratohen në mënyrë që vendi ynë të marrë statusin kandidat."Duhet të arrihet një marrëveshje mes palëve politike, kjo është ajo që i bëj thirrje të dyja palëve që të gjejë një zgjidhje sepse ekziston një kompromis për këtë çështje. Opozita duhet ti përkrah ligjet dhe mazhoranca duhet ta mirëkuptojë opozitën. Nuk do të ketë progres ka të ngjarë që vendi të mos e marrë statusin kandidat . Para zgjedhjeve të 2013-ës, duhet parë progres . Duhen të bëhen zgjedhje të lira në 2013-ën. Duhet të ketë një angazhim të plotë nga të dyja palët që vendi të marrë statusin e kandiatit" theksoi Chountis.Parlamenti Europian ka diskutuar sot rreth ndryshimeve të propozuara në rezolutën për vendin tonë, para se t’i votojnë ato më 22 nëntor në Strasburg.