Tiranë, qëllon veten disa herë me thikë, në gjendje të rëndë 40-vjeçari

Pak minuta nga ngjarja e rëndë në zonën e “Kodrës së Priftit”, një tjetër krim është regjistruar në kryeqytet. Shtetasi Artan Bakushi, 40 vjeç e ka qëlluar veten disa herë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Jordan Misja", ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e ngjarjes.Bakushi është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa mjekët raportojnë se gjendja e 40-vjeçarit është tepër e rëndë.