Arvizu: Besim te Rama e Meta, t’i përgjigjen votuesve shqiptarë, i mbështesim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 18:03
Përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë të shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu i janë drejtuar pasditen e sotme zyrës së selisë rozë, ku kanë zhvilluar një takim me kryesocialistin Edi Rama. Në cilësinë e Kryeministrit të ardhshëm të qeverisë së majtë, Rama per rreth nje ore ka shpalosur para mysafirëve piketat e mundësisë per bashkëpunim ne të ardhshëm, ndërsa për rreth 10 minuta ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Ambasadorin Arvizu.Pas daljes nga selia rozë, Ambasadori në një prononcim për mediat tha se gjatë bisedimeve me kreun e PS Edi Rama mori garancinë për bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me SHBA-të.
"Zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ShBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës. Ky është shtet sovran. Kam besim se zoti Rama dhe Meta që do t’i përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri.Transaprencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA presin", u shpreh Arvizu.Ndërkaq shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Crawford tha se do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet.
"Si president i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë erdha të falenderoj zotin Rama për takimin. Folëm për pak detaje, por do flasim për më shumë, më vonë. Ajo që kërkon biznesi është qartësia. Ofrova mbështetje për administratën e re, një këshill konsultimi të biznesit. Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet. Duhen konsultime përpara jo pas. Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve dhe ato të merren në kohën e duhur. Ishte takim shumë i mirë dhe po presim me kënaqësi këtë administratë të re", theksoi Crwford.
"Zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ShBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës. Ky është shtet sovran. Kam besim se zoti Rama dhe Meta që do t’i përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri.Transaprencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA presin", u shpreh Arvizu.Ndërkaq shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Crawford tha se do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet.
"Si president i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë erdha të falenderoj zotin Rama për takimin. Folëm për pak detaje, por do flasim për më shumë, më vonë. Ajo që kërkon biznesi është qartësia. Ofrova mbështetje për administratën e re, një këshill konsultimi të biznesit. Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet. Duhen konsultime përpara jo pas. Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve dhe ato të merren në kohën e duhur. Ishte takim shumë i mirë dhe po presim me kënaqësi këtë administratë të re", theksoi Crwford.Disa minuata më pas shefi i socialistëve ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social fb, foton e takimit të shoqëruar dhe me komentin “NJE KLIME E RE PER BIZNESIN - Me Dhomën Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë për piketat e një rruge të re marrëdhëniesh qeveri-biznes”
