Gjirokastra 8 vjet në UNESKO, problemet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Ndërsa Gjirokastra feston 8 vjetorin e saj ne UNESKO, ajo vazhdon te ndeshet me nje sere problemesh qe nga rijetezimi, investimi ne ruajtjen e trashegimise kulturore. Ky përvjetor është shoqëruar me aktivitet të shumta organizuar nga Bashkia e qytetit dhe organizatat per ruajtjen e vlerave te Gjirokastres.UNESKO ka terhequr vemendjen permes raportit te monitorimit mbi gjendjen kritike te Monumenteve ne Giirokaster qe e rendit ate ne listen e zeze te trashegimise boterore. Specialisti i Monumenteve Vladimir Qirjaqi thote se ky pervjetor vazhdon ta gjeje Gjirokastren ende larg paramentrave te kerkuara per nje qytet ne UNESKO.Ne Gjirokaster numri i ndertimeve te paligjshme ne zonen muzeale shkon ne rreth 300 te tilla, ndersa rreziku natyral i shembjes eshte per rreth 200 banesa. Por pavaresisht te gjitha problemeve, 15 korriku i ketij viti do te shnderrohet ne nje feste te vertete per qytetin e gurte.