Protestë në Rradhimë, për shkak të rrugës të dëmtuar Vlorë-Himarë

Banoret e Rradhimes kane protestuar per kushtet e keqija te rruges nacionale Vlore-Himare. Sistemimi sa me shpejt i ketij aksi nacional, i cili gjate ketyre diteve po perballet edhe me nje trafik te renduar ka qene kerkesa qe komuniteti i fshatit turistik se bashku edhe me tregetaret e zones ja drejtuan pushtetit qendror dhe atij lokal.Prej mese 6 muajsh ky aks ka penalizuar drejtuesit e automjeteve, te cilet jo pak here jane vene ne rrezik per shkak te amortizimit te saj. E konceptuar si nje proteste banoret shprehen se kjo rruge po pengon zhvillimin e turizmit, si dhe po demton turizmin dhe peizazhin e kesaj zone.Mbi 20 mije automjete kalojne ne këtë aks rrugor, ku ne shumicen e rasteve destinacioni i tyre eshte Orikumi, si nje nga vendet me te preferuara te pergjate rivieres shqiptare.