Korçë, kthimi i emigrantëve rrit papunësinë,197 persona kërkojnë të punësohen
Niveli i papunesise ne rajonin e Korçes ka shenuar rritje edhe si pasoje e kthimit te emigranteve. Qe prej 1 janarit deri ne fund te muajit qershor te ketij viti, prane drejtorise rajonale te punesimit ne Korce jane rregjistruar 197 persona te kthyer nga emigrimi, te cilet kerkojne te punesohen.Xhensila Zaimi, drejtoresha e zyres rajonale te punesimit ne Korce shpjegon se 144 persona te rregjistruar si punekerkues jane ritkhyer se bashku me familjen çka do te thote qe numri i papunesise mund te rregjistrohet edhe me e lartë ne kete rajon.Kryesisht rritja e numrit te personave te papune eshte ndikuar edhe nga kriza financiare qe eshte duke kaluar shteti grek. Me dhjetra qytetare te cilet po humbasin vendet e punes ne shtetin helen po rikthehen ne Shqiperi, ku per fat te keq edhe ketu ata serish mbeten te papune.