Durrës, mungojnë plazhet publike, pushuesit: Mision i vështirë të gjesh vend të lirë

Te gjesh nje hapesire publike per te vendosur nje çader, eshte nje mision i veshtire, per te mos thene i pamundur ne plazhet e Durresit. Kudo dominojne privatet qe nuk lejojne askend qe nuk paguan shumen e cila varion nga 300 deri ne 500 leke te reja, per te pushuar ne hapesiren e tij.Me ose pa leje privatet sundojne plazhet, ne nje kohe qe qytetaret e thjeshte gjenden te braktisur dhe te diskriminuar.Te rrethuar nga gardhet e privateve, ata ndjejne se po ju mohohet nje nga te drejtat elementare.kjo histori perseritet nga viti ne vit ne plazhet e Durresit. Krijimi i plazheve publike eshte nje detyrim qe pushteti lokal ka ndaj pushuesve, por serish ne Durres ky ligj nuk respektohet dhe qytetaret detyrohen t’i përshtaten ekonomise tregetare sezonale.