Napoli në sulm edhe për Gonzalo Higuain
Kalimi tashmë zyrtar i Edison Kavanit në radhët e kryeqytetasve francez të PSG, ka mbyshur arkat e e skuadrës së Napolit e cila dëshiron që shumën e përfituar ta shpenzojë për të sjellë të tjerë yje në skuadër.Presidenti De Laurentis, i ka premtuar trajnerit të tij Benitez, se në vend të El Madador do të vijnë jo një por dy sulmues të klasit botëror. Në pritje të prezantimit të portierit brazilian Hulio Sezar, dhe të largimit drejt Romës të gardianit De Santis, drejtuesit e nënkampionëve të Italisë po punojmë fuqishëm që në orët e ardhëshme të zyrtarizojnë objektivat e kësaj merkato verore. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se sulmuesi Brazilian, Leandri Damiao, është shumë pranë kalimit në Seria A të skuadra e Napolit.Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë parë në Itali menaxheri i bomberit brazilian dhe një nga drejtuesit e ekipit të Internacionales, të cilët ndodhen në Itali për të mbyllur transferimin e Damiaos në radhët e skuadrës së Napolit. Sot është parashikuar një takim mes De Laurentis dhe drejtuesve nga Brazili, të cilët pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mbyllur përfundimisht tratativat. Detajet e një transferimi të mundshëm pritet të bëhen zyrtare menjëherë pas takimit.Përveç brazilianit, në orët e fundit drejtuesit e Napolit kanë rritur interesimin edhe për blerjen e sulmuesit të Real Madrid, Gonzalo Higuain. Juventus dhe Arsenal kanë ulur ritmet e kërkesës për argjentinasit dhe napoletanët kërkojnë të përfitojnë nga rasti për të bërë për vete një tjetër emër të madh të futbollit botëror.Ndërsa për sa i përket reparteve të tjerë, Napoli është shumë pranë transferimit të mbrojtësit Albiol nga Real Madrid. Gjithashtu në orët e fundit ka patur edhe një interesim për qendërmbrojtësin e Interit Ranokia. Me gjithë këto emra që qarkullojnë në kampin e nënkampionëve të Italisë, premisat janë që De Laurentis dhe Benites të ndërtojnë një skuadër me yje dhe pretendentë për të rivalizuar denjësisht me Juventusin për titull kampion në Seria A.