Bayern Munchen zyrtarizon blerjen e Thiago Alcantara
Kampionët e Gjermanisë dhe Europës, Bajern Mynih, ka zyrtarizuar përfundimishtë blerjen e mesfushorit të Barcelonës, Tiago Alcantaras, për një shumë rreth 25 milionë euro.Tekniku bavarezve, Pep Guardiola, prej kohësh kishte kërkuar mesfushorin 22-vjeçar në “Allianz Arena” dhe tani marrëveshja është kompletuar, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Drejtuesit e Bayern Mynih fituan rivalitetin me Manchester United për shërbimet e talentit iberik, pasi para pak ditësh flitej shumë se Alakantara ishte shumë pranë kalimin në urdhërat e Devid Mojes. Duket se ka qenë pikërishtë ish trajneri i tij, Guardiola që ka bërë Alkantaren të ndryshojë mendim për të zgjedhur ekipin bavarez. Në ditët e ardhshme, mesfushori spanjoll do të udhëtojë drejt Mynihut për testet mjekësore, dhe për të nënshkruar kontratën e re katërvjeçare, që do ta mbajë atë te Bayerni deri më 30 Qershor të vitit 2017.Lajmi është konfirmuar edhe nga profili zyrtar i klubit Bavarez ku shkruhet: "Zyrtare: Transferimi i Thiago Alcantaras së Barcelonës është kryer për shifrën e 25 milionë euro. Drejtuesit Bavarez kanë paguar menjëherë 20 milion euro ndërsa 5 milionë të tjera do të derdhen në arkat e klubit katalanas në të ardhmen".Këtë transferim menjëherë e ka përshëndetur drejtori gjeneral i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka thënë: "Ne jemi të gëzuar që e kemi kryer me sukses edhe këtë transferim të madh. Pas Gëtses, një tjetër talent i futbollit do të luajë në skuadrën tonë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë fakt" ka përfundur numri 1 i klubit bavarez që sezonin e kaluar dominoi futbollin europian.