Tour De Francë, Christofer Froom forcon pozitat për fanellën e verdhë

Christofer Froome, ngjyros edhe më shumë fanellën e verdhë, duke thelluar avantazhin ndaj kundërshtarëve, pasi dominoi në etapën e 15-të, ndoshta edhe një nga më të vështirat e këtij sezoni në “Tour de Francë”, duke e prerë finishin i pari në majën legjendare të "Mont Ventouz". Britaniku i skuadrës Sky, ruajti një ritëm të qetë deri në kilometrat e fundit, duke shpërthyer ndaj rivalit të tij më të madh, Alberto Kontador.Kristofer e dominoi garën duke u shkëputur ndjeshëm në kilometrat e fundit dhe fitoi ndaj tij të famshmit Kontador me një diferencë prej 1 minutë e 40 sekonda.Pas shpërthimit të tij, Froome arriti kolumbianin 23-vjeçar Quintana duke u shoqëruar me të vetëm një pjesë rruge, sepse në kilometrin e fundit, britaniku rriti ritmin e garimit duke u shkëputur, duke regjistruar edhe suksesin e dytë në edicionin e 100-të të “Tour de France”.Në klasifikimin e përgjithshëm, Froome thellon avantazhin ndaj vendit të dytë që mbahet nga holandezi, Bauke Molena, me 4 minuta e 14 sekonda, ndërsa Alberto Kontador, renditet në shkallën më të ulët të podiumit me 4 minuta e 25 sekonda më shumë.Etapa e 15-të startoi nga qyteza e Zhivors dhe pas 142 kilometrash përfundoi në Mont Ventouz. Kjo ishte edhe etapa më e gjatë e këtij sezoni, prandaj organizatorët kanë vendosur një ditë pushim për të vazhduar të Martën me etapën e 16-të.