Mediat angleze thurin lavde për lojën e Januzaj në Manchester United

Talenti me origjinë nga Kosova, i lindur në Belgjikë, Adnan Januzaj, ka debutuar me sukses në skuadrën kryesore të Manchester United, në ndeshjen e parë të turneut aziatik të kampionëve të Anglisë. 18-vjeçari ka zhvilluar një ndeshje mjaft impresionuese për "Djajtë e Kuq", të cilët edhe pse e humbën ndeshjen kundër një ekipi tajlandez ata gjetën një lojtar që mund ti shërbejë shumë teknikut Mojes në të ardhmen.Januzaj është një nga zbulimet e mëdha të ish-trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson, i cili gjithmonë kishte theksuar se një ditë talenti kosovar do të shpërthente dhe një gjë të tillë ndodhi në Turneun Aziatik, duke u bërë një nga lojtarët kryesorë të Djajve në organizimin e lojës. Përformanca e shkëlqyer e mesfushorit regjizor Januzaj, ka mahnitur edhe trajnerin e ri të Manchester United, Devid Mojes, i cili në fund të ndeshjes kishte mbetur i impresionuar nga loja e 18-vjeçarit."Januzaj më ka impresionuar më shumë se asnjë lojtarë tjetër në këtë takim. Nëse do të vazhdojë të luajë në këto nivele, mundësitë që të luajë si titullarë në ekipin e parë do të vinë duke u rritur. Ne kemi besim te aftësitë e tij që një ditë do të bëhet një lojtarë i madh", deklaroi pas ndeshjes, tekniku i ri i Manchester United, David Moyes.Shtypi anglez ka shkruar gjithashtu me superlativë për talentin shqiptar të kampionëve të Anglisë, i cili përpara dy muajsh kërkohej me ngulm edhe nga Barcelona.Adnan Januzaj fillimisht ka luajtur me ekipin e Anderlecht të Belgjikës, përpara se të blihej nga Manchester United ku ka luajtur deri tani me skuadrën e të rinjve, ndërsa tani talenti kosovar me lojën e paraqitur këtë fundjavë duket se do të bëhet një nga shtyllat kryesore të mesfushës së Manchester United.