Shpërthen dopingu në atletikë, 5 atletë nuk do të jenë pjesë e Botërorit

Rekordmeni amerikan i garës së 100 metrave, Tyson Gay, ka rezultuar pozitiv ndaj testeve antidoping, duke tronditur botën e sportit të atletikës. Sipas agjencisë së lajmeve, “Asociated Press”, bëhet e ditur se 30-vjeçari është zbuluar nga agjensia amerikane antidoping. Pas testeve të bëra nga kjo agjensi, atleti amerikan ka rezultuar pozitiv ndaj një substance të ndaluar, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur.Edhe pse Gay kërkoi menjëherë testin B duke shprehur bindjen se është i pastër, ai konfirmon mungesën në botërorin e atletikës që starton muajin e ardhshëm në qytetin e Moskës. Vitet e fundit, Tyson Gay, ka vuajtur nga probleme të shumta fizike, por gjatë vitit 2013 ai u shfaq sërish në nivele të larta, duke fituar edhe garën e 100 dhe 200 metrave në kampionatin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2007, Gay u shpall kampion bote në garën e 100 metrave me kohën 9 sekonda e 75 të qindtat, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave në mitingun e Ioëa-s.Pozitiv në testet e antidopingut kanë dalë edhe 5 atletë të tjerë, të cilët ishin përzgjedhur për botërorin e Atletikës në muajin e ardhshëm. Ndër më të njohurit janë tre sprinterët, Asafa Pauell, Sharon Simpson dhe Nesta Karter, të cilët kanë rezultatur pozitiv në testet e para të antidopingut. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se një nga përgatitësit e xhamajkanit Pauell, është arrestuar në Itali për këshillim të substancave të palejuara në adresë të sportistit të tij.Bota e atletikes është përfshirë në një kaos të vërtetë për sa i përket antidopingut, por deri tani larg kësaj çështje duket se ka mbetur sprinteri i famshëm, Usain Bold.